Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, vizitoi sot çerdhen “Rrita jonë” në Obiliq, ku u njoftua për punën edukative që bëhet në këtë institucion dhe rezultate e arriturat gjatë këtij viti.
Në këtë vizitë, kryetari Gashi u befasua me punën e fëmijëve dhe iu bashkëngjit atyre duke punuar bashkë me fëmijët bredhin e vitit të ri.
Në fund, kryetari e mori një dhuratë simbolike e punuar nga vet fëmijët e kopshtit.