Gazeta e famshme suedeze, “Aftonbladet” e ka zbuluar skuadrën e re të Ibrahimovic.
Burime të gazetës kanë marrë vesh se Ibra ka arritur marrëveshje me ish bashkëlojtarin e tij te PSG, David Beckham për të nënshkruar me skuadrën e anglezit, Miami.
Beckham i ka ofruar kontratë dy vjeçare Ibrës të cilën suedezi e ka pranuar. Thuhet se bëhet fjalë për një pagë tejet të majme të Ibrahimovic te skuadra e Miamit, përcjell indeksonline.
Beckham me skuadrën e tij të re të formuar pak kohë më parë e ka në plan promovimin e saj duke nënshkruar me një yll të madh siç është Ibrahimovic.