Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj kuvendarit të AAK-së, Bujar Nerjovajt.
Ai bashkë me drejtorin e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Shaip Buduri dhe zëvendësdrejtorin Beqir Letaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj ka konfirmuar se Bujar Nerjovaj, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Bujar Nerjovaj dyshohet për vepën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, Neni 422.1”, tha Kicaj.