Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet së bashku me disa kolegë të tij deputet, si Doruntinë Maloku, Teuta Rugova e Armend Zemaj, derisa ka shkruar: “Me miqte e mi, rugovistet e perbetuar, ne permbyllje te nje viti te sfidave!”, por që nuk është pritur aq mirë nga simpatizantë të partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.
Një nga miqtë e deputetit të LDK-së, në Facebook nuk është pajtuar me këtë konstatim të Osmanit, duke i kujtuar atij, se sikur këta deputetë të LDK-së të ishin vërtetë Rugovistë, nuk do të hynin fare në koalicion me siç i ka quajtur ai ata të PDK-së “banditët”./ Gazeta Blic