Presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut dhe ikona e luftës kundër aparteidit, Nelson Mandela, vdiq sot në moshën 95 vjeçare.
Mandela ka udhëhequr tranzicionin e Afrikës së Jugut nga sundimit i pakicës së bardhë në vitet ’90 të shekullit të kaluar. Ai kishte marrë një trajtim të gjatë mjekësor në shtëpi, pas tri muajve të kaluara në spital, për shkak të një infeksioni në mushkëri.
Në një deklaratë në televizionin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Jacob Zuma tha se Mandela “u nda nga ne në paqe”.
“Kombi jonë humbi djalin më të madh”, theksoi ai,laureati i Çmimit Nobel të Paqes ishte një prej shtetarëve më të nderuar në botë, pasi predikonte pajtimin pavarësisht se kishte kaluar 27 vite në burg. Ai është parë rrallë në publik, që nga pensionimi i tij zyrtar më 2004.
“Ajo që e bëri Mandelan të madh është pikërisht ajo që e bëri atë njeri. Ne pamë tek ai atë që ne kërkonim në veten tonë”, tha Zuma, transmeton BBC. “Nelson Mandela na bashkoi dhe ne së bashku ia japim lamtumirën e fundit”.