Lajmet e fundit

Xhaka befason, kështu vepron pas ndëshkimit me karton të kuq

Kapiteni i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka vendosur të bëjë një gjest për t’u lavdëruar pas kartonit të kuq që mori një ditë më parë.

Kosovari u ndëshkua me karton të kuq në fitoren e Monchengladbach ndaj Darmstadt, pas një ndërhyrje josportive.

Por 23 vjeçari ka kuptuar sjelljen jo të mirë të tij, dhe ka zgjedhur mënyrën sesi të kërkoj falje, transmeton Indeksonline.

Xhaka i ka dhënë në mënyrë vullnetare një donacion një organizate lokale, si një kërkesë për ta falur për kartonin e kuq, njofton faqja e Borussia Monchengladbach.

Mesfushori që mbron ngjyrat e Zvicrës, është futbollisti më i ashpër në Bundesligë këtë edicion.

Përndryshe Xhaka festat e fundvitit do t’i kalojë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.