Chelsea janë në bisedime të fshehta me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.
E përditshmja britanike “Daily Express” raporton se trajneri argjentinas muajt e fundit është duke u kërkuar si pasues i Jose Mourinhos.
Megjithëse Guus Hiddink ka marr detyrën e trajnerit të klubit nga Stamford Bridge për herë të dytë, pronari Roman Abramovich ka plane afatgjata, transmeton Telegrafi.
Pronari rus i klubit londinez si duket nuk po mundet ta bind spanjollin, Pep Guardiola, i cili pritet ta merr drejtimin e Manchester Cityt.
Simeone mund të angazhohet në detyrën e trajnerit të Chelseat pas përfundimit të kampionatit spanjoll.