Lajmet e fundit

Skandal: “Viva Fresh” shet qumësht me afat të skaduar (Foto)

Produktet e qumështit të kompanisë “Vita”, pronë e “Devolli Group” janë duke u shitur në treg me afat të skaduar. Raste të tilla janë raportuar disa here, por ky i fundit ka ndodhur sot dhe qytetarët kanë sjellë dëshmi se sasi të mëdha të qumështit dhe jogurtëve “Vita” janë duke u shitur në super marketin “Viva Fresh Store”.

Sasi të medha të produkteve të qumështit VITA sot janë fotografuar nga qytetarët në super marketin “Viva Fresh Store” në Veterrnik, Prishtinë. Disa qytetarë i kanë shkruar portalit infokusi lidhur me këtë skandal duke shprehur shqetësimet e tyre sepse nuk po ndërmerr masa askush.

Edhe gazetarja e RTK-së, Edona Musa – Mustafa ka hasur në këto produkte të vitës me afat të skaduar. Ajo i ka fotografuar dhe po ashtu e ka njoftuar inspektoratin e punës.

Fotot qe dëshmojnë se produktet e qumështit VITA po shiten me afat të skaduar në “Viva Fresh Store”, gazetarja i ka postuar edhe në profilin e saj në Facebook.

“Bleni, bleni me afat te skadum sa te doni ne viva fresh”, ka shkruar gazetarja Edona Musa – Mustafa.

Po ashtu një burim i portalit infokusi ka treguar se punonjësit e marketit “Viva Fresh Store” i kanë bërë probleme derisa ai i ka fotografuar këto produkte me afat të skaduar.

“Paramendo, me thoshin punëtoret se është e ndaluar dhe e kundërligjshme të fotografohen produktet brenda marketit. E nuk u shqetësonin pse i shitnin ato në rafte duke i parë se atyre i ka skaduar afati. Sipas tyre është shkelje ligjore me i fotografuar dhe nuk qenka shkelje ligjore të shiten ato me afat të skaduar. Ky është skandal sepse ka shumë qytetarë që i blejnë dhe nuk e shikojnë afatin e skandencës dhe të njëjtat mund të konsumohen edhe nga fëmijët dhe të kenë pasoja të mëdha”, ka thënë një qytetar i shqetësuar për këtë dukuri që po përsëritet shpesh në tregun e Kosovës.

1111111111111111111112

 

2222222222222222222222222222222

12404602_796811040451213_580564502_n1

Leave a Reply

Your email address will not be published.