Në Info Magazine të Klan Kosovës sot po diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe raportin e Departamentit të Shtetit amerikan ku sot nxori një dokument sipas të cilit Kosova nuk humb tokë në marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi.
Për të debatuar lidhur me këto çështje,i ftuar në studio është deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, njëherit ekspert i gjeografisë dhe profesor universitar.
Bulliqi ka theksuar se i kanë të gjitha faktet dhe të dhënat për Demarkacionin me Malin e Zi dhe janë të gatshëm t’i ballafaqojnë me ekspertë.
“Ne arritëm ta lexojmë atë pjesë që e dhanë mjetet e informacionit, por ne nuk e kemi të plotë dokumentacionin e plotë të lëshuar nga departamenti amerikan i shtetit, shpresojmë që ditën e radhës do ta marrim do ta shohim më hollësisht,” njofton Klan Kosova.
“Problemi qëndron se në cilin material janë bazuar, nëse ata janë bazuar në materialin e komisionit për demarkacion kjo është më se normale.”
“Ne së bashku me kolegun nga departamenti kemi analizuar një sërë materialesh që nuk janë tonat, nuk janë materiale qe i kemi nxjerr ne, ne kemi në dispozicion t’i shpalosim me faktografi të gjitha argumentet me ekspertët e fushës.”
“Ne po flasim me faktet që i kemi marrë që nga koha e ish-Jugosllavisë dhe më herët, që nga vitet e 40-ta.”
“I kemi të gjitha hartat me topografi, ku shkalla e precizitetit është ende më e lartë, ka thënë Bulliqi, njofton Klan Kosova.