Duket se më në fund janë pajtuar dikur dy bashkëpunëtorët më të ngushtë, Isa Mustafa e Arben Gashi. Edhe pse deputeti i LDK-së, Arben Gashi disa herë e kundërshtoi Isa Mustafën dhe disa vendime të tij, duket se më në fund ata janë pajtuar.
Kështu të paktën duket, në disa fotografi që janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale, ku LDK ka organizuar një ndejë para festave të fundvitit, raporton Gazeta Blic.
Në këtë fotografi, Arben Gashi e Isa Mustafa janë të ulur përballë njëri- tjetrit, dhe raportet e tyre duken tepër të relaksuara.
Arben Gashi edhe pse ishte pjesë e ngushtë e ekipit të Isa Mustafës sa ky ishte kryetar i Prishtinës dhe kur e mori LDK-në, hyrja në koalicion me PDK-në, i prishi raportet mes tyre. Madje, Arben Gashi në vazhdimësi ka deklaruar që nuk do ta votoj Hashi Thaçin për president, pavarësisht pse marrëveshja PDK- LDK e parasheh një gjë të tillë, raporton Gazeta Blic.
Në këtë ndejë të LDK-së nuk mungon as ish- kundërkandidatja e Isa Mustafës për kryetare të LDK-së, Vjosa Osmani, mirëpo jo në afërsinë, në të cilën i është afruar Arben Gashi./ Gazeta Blic