Lajmet e fundit

Ja cili deputet i LDK-së thotë se këshillatari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj nuk merr vesh

Në Info Magazine të Klan Kosovës sot po diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe raportin e Departamentit të Shtetit amerikan ku sot nxori një dokument sipas të cilit Kosova nuk humb tokë në marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi.

Për të debatuar lidhur me këto çështje,i ftuar në studio është deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, njëherit ekspert i gjeografisë dhe profesor universitar.

Bulliqi ka theksuar se i kanë të gjitha faktet dhe të dhënat për Demarkacionin me Malin e Zi dhe janë të gatshëm t’i ballafaqojnë me ekspertë.

Ai ka shtuar se Bajram Gecaj nuk merr vesh nga demarkacioni dhe faktet e tij dhe të kolegut të tij tregojnë se kufiri nuk është si në vitin e 1974-së.

“Me të gjitha faktet që ne i posedojmë dhe të gjitha faktet që ata i kanë ofruar, tregojnë se ata janë gabim. Faktet që ne i posedojmë që komisioni për çudi nuk e di pse nuk i kanë.”

“Zoti Gecaj nuk merr vesh në këto sende, qëndron larg me këto probleme, prandaj nuk është mirë me i komentu.”9s5ojLhI

Leave a Reply

Your email address will not be published.