Prokuroria Themelore në Prizren, duke u bazuar në neni 423 të paragrafit 1 të Kodit Penal të Kosovës,ka ngritur aktakuzë ndaj një inspektori të Komunës së Prizrenit, për “keqpërdorim të informatës zyrtarë” me qëllim që te personi tjetër të përfitojë përparësi që nuk i takojnë.
Sipas aktakuzës, inspektori komunal duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ka njoftuar personin tjetër për një veprim që pritej të merrej nga inspektorati komunal në bashkëpunim me policinë e Kosovës, për ekzekutim të një vendimi të marrë më herët, njoftoi Prokuroria e Prizrenit.