Sepp Blatter u suspendua për tetë vite nga aktivitetet sportive, ndërsa pasardhësi i tij në krye të FIFA-së do të mësohet më 26 shkurt, kur edhe mbahen zgjedhjet për president.
Pesë kandidatë do të garojnë për pozitën e presidentit të FIFA-së në zgjedhjet e 26 shkurtit, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.
Sheik Selman bin Ebrahim al-Khalifa, Tokyo Sexwale, Princ Ali bin al-Hussein, Gianni Infantino dhe Jerome Champagne, janë kandidatët për të parin e FIFA-së.