Lajmet e fundit

Hyseni: Kufiri i shtetit nuk është çështje e Ambasadave

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni, ka thënë në një intervistë për Info Magazine se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është punë e Ambasadave, por e Qeverisë së Kosovës.

“Çështja Demarkacionit është çështje e Qeverisë së Kosovës dhe jo e Ambasadave, qofshin ato edhe ambasada mike sikur që është ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës”, pohoi Hyseni.

Hyseni tha se ata që janë të thirrur për këtë çështje, e që sipas Hysenit janë ekspertët, po thonë se gjërat kanë shkuar keq.

“Çështja e demarkacion nuk është çështje e qëndrimeve politike, por e profesionistëve, e ata po thonë se Demarkacioni nuk është në rregull, pra kemi humbje të territorit të Kosovës”.

Hyseni tha se protesta për të ndjekur kauzën e Demarkacionit do të vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.