Bashkimi Evropian zgjati, ashtu si ishte parashikuar, me gjashtë muaj sanksionet ekonomike kundër Rusisë, për përfshirjen e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës, sipas një komunikate zyrtare.
“Më 21 dhjetor 2015, Këshilli i Evropës që përbëhet nga 28 shtete anëtare të BE-së zgjati sanksionet ekonomike kundër Rusisë deri më 3 korrik 2016”, theksoi komunikata.
“Sanksionet u vendosën më 31 korrik 2014 për një vit si kundërpëgjigje për veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës”, shton komunikata.