Lajmet e fundit
Kryetarët e rinj nisin punën në janar

Kryetarët e rinj nisin punën në janar

Kryetarët që kanë dalë fitues në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, pritet të fillojnë punën gjatë muajit janar,edhe pse disa prej tyre kanë fituar qysh në rrethin e parë të zgjedhjeve më 3 nëntor, ata duhet të presin janarin për ta filluar punën e re. Kjo pasi Komisioni Qendror Zgjedhor nuk pritet të bëjë certifikimin e zgjedhjeve derisa të shqyrtohen të gjitha ankesat dhe të mbyllen të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve.

E kjo, sipas burimeve të gazetës, pritet të zgjasë rreth tri javë. Zyrtari për informim i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion është duke pritur përfundimin e shqyrtimit të ankesave nga institucionet përkatëse dhe përfundimin e të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

“Pas kësaj ne do të informohemi se çfarë është vendosur dhe nëse kanë ndonjë lëndë në procedurë. Në momentin kur nuk do të ketë çështje të hapura, atëherë KQZ do të bëjë certifikimin e rezultatit përfundimtar të Rrethit të Dytë të Zgjedhjeve Lokale dhe rezultatit përfundimtar për Kuvendet Komunale”, ka thënë Elezi, duke mos përmendur ndonjë afat kohor se kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, shkruan Tribuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published.