Lajmet e fundit

Moska: BE-ja bën mirë të përpiqet në luftën kundër terrorizmit

Rusia kritikoi sot Bashkimin Evropian se preferon të zgjasë sanksionet ekonomike që e prekin për shkak të përfshirjes së Moskës në krizën ukrainase, se sa të përpiqet të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit, duke e cilësuar këtë vendim si hipokrit dhe artificial.

“Është e qartë që në vend që të vendosë një bashkëpunim për të luftuar sfidat aktuale, si terrorizmi ndërkombëtar, Brukseli preferon të vazhdojë lojën dritëshkurtër të sanksioneve”, kritikoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian zgjati, ashtu si ishte parashikuar, me gjashtë muaj sanksionet ekonomike kundër Rusisë, për përfshirjen e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës, sipas një komunikate zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.