Veprat më të rënda kriminale, që ndodhin në Kosovë, gjykohen brenda këtyre objekteve të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Por, udhëheqësi i saj të shtunën në mbrëmje ishte cak i një sulmi.Veturës së tij, i’u vu flaka pranë banesës ku jeton në Podujevë.
Vetë kryetari Hamdi Ibrahimi, po thotë se këto sulme kanë të bëjnë me punën e tij.
Ibrahimi ka qenë i kërcënuar edhe disa herë më parë në mënyrë direkte dhe indirekte.
Mirëpo, ai nuk tregoi se kush e kërcënoi. Megjithatë, ai ka një porosi për akterët e kësaj vepre ai ka një porosi,njofton Klan Kosova.
Gjykata që udhëheq Ibrahimi,trajton rastet më të rënda penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, siç është terrorizmi.
E për këto arsye ai kishte edhe sugjerim nga organet e sigurisë, që të ketë mbrojtje të afërt.
https://www.youtube.com/watch?v=xB0MOI6OiY8