Lajmet e fundit

Ukaj: Kosova para se me i thirrë investitorët e huaj në vend, duhet me përmirsu mjedisin biznesor për prodhuesit vendor!

“Na prodhuesit jemi te lidhun ngushte me prodhimin”, tha i ftuemi i dyte Sheqer Ukaj, nenkryetari i SHPDK/pronare i birres “Prishtina”

Ukaj gjate bisedes per biznise vendore sqaroi se lobimet e tyne kane fillue nga viti 2005.

 

Ai tha se kane bisedue me Qeverine per krijimin e politikave ma te mira fiskale e ekonomike.

Edukimi dhe arsimimi i klases punetore asht sfida qe e ka tash ekonomia ne vend”, tha ai tue diskutue per sfidat qe i ka ekonomia ne Kosove.

“Kosova nuk po pergadite krah te punes”, tha Ukaj.

Ukaj tue dashte me tregue gjendjen e arsimit ne vend, mori shembull nji konkurs pune, ku tha se per nji vend te punes konkurrojne ma shume se 40 persona, dhe simbas tij veç nji ose dy prej tyne jane mjaftueshem t’arsimuem per ate vend te punes.

Simbas tij, Kosova ka mungesa prej punetorit te krahut e ma nalte.

Simbas tij, MSA ma shume i ka ndihmue firmat e medha europiane per me ba biznis ne Kosove.

MSA ka me damtue biznisin vendor, dha mendimin e tij Ukaj tue diskutue per mundesin qe ja ka dhane MSA, bizniseve vendore.

 

Simbas tij, firmat e medha europiane munden me ba biznis pa problem ne Kosove.

“Asnji nga ne nuk mundemi me ba biznis pa e pase kualitetin dhe sasine e njajte”, shtoi Ukaj.

Simbas tij, ne Kosove rregullohet gjithçka me ane te ekonomise se tregut.

“32% te produkteve i kam lansue per tregun europian, pa e pase kualitetin s’kisha mund me i plasue keto ne tregun europian”, tha Ukaj.

Ndersa per industrine e drunit, Ukaj tha se asht shume e zhvillueme, madje ai i krahasoi disa kompani ketu me kompanite ne Europe tue thane se disa nga kompanite vendore kane teknologji ma te zhvillueme se disa nga kompanite europiane.

https://www.youtube.com/watch?v=zN8vJYUFZwM

Leave a Reply

Your email address will not be published.