Lajmet e fundit

Shahini: Serbët i refuzojnë produktet kosovare, kurse kosovarët janë përdorues të rregullt të atyre serbe

Prodhuesit kosovarë nuk eksportojnë prodhimet e tyre në Serbi, sepse serbët janë konsumatorë nacionalistë dhe i refuzojnë produkt kosovare, ka thënë në Ora e Fundit, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

“Konsumatorët serbë nuk i pranojnë produktet e Kosovës, ata janë konsumatorë nacionalistë dhe nuk i duan produkt tona”.

“Prandaj edhe ne duam ta ndryshojmë këtë perceptimin e konsumatorit kosovarë, që më shumë të konsumojë produkte vendore”, tha Shahini, njofton Klan Kosova.

Ai ka folur edhe për shumë pengesa që u bëhen prodhuesve kosovarë në Serbi.

“Ka shumë pengesa jotarifore – i mbajnë nëpër terminale produktet dhe kjo i rritë shpenzimet, prandaj kosovarët kanë hequr dorë nga transportimi i prodhimeve atje”.

“Për të eksportuar në raportin Kosovë-Serbinë është 99 për qind në favor të Serbisë”.

“Telashe ka edhe në import edhe në eksport. Në raport me CEFTA-n Kosova duhet ta rishqyrtojë marrëveshjen, t’i zgjidhë këto probleme”.

“Ne mendojmë se Qeveria e Kosovës, dhe institucionet që janë kompetente duhet t’i ngrisin këto çështje”.

Për konsumimin e madh të produkteve serbe, duke lënë anash prodhimin vendor nga konsumatori kosovar, Shahini mendon se një pjesë të fajit e kanë vet kompanitë.

“Edhe bizneset e kanë fajin e vet, sepse nuk bëjnë marketing për prodhimet vendore”, tha Shahini, duke shtuar se nga marrëveshjet e fundit ekonomike të nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë, përfiton vetëm Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.