Lajmet e fundit

Rinegocimi i mundshëm i Marrëveshjes për Asociacionin

bruksel isa&hashimMundësia që Gjykata Kushtetuese të nxjerrë vendim që rrëzon së paku pjesërisht Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë tashmë po merret parasysh seriozisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.
Sipas burimeve diplomatike perëndimore, me të cilat ka komunikuar “Koha Ditore”, nëse Kushtetuesja shpall jokushtetuese ndonjë pjesë të Marrëveshjes së kontestuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë kjo marrëveshje e arritur në Bruksel do të rinegociohet.
Sipas një zyrtari të lartë të një shteti perëndimor, një gjë e tillë nuk flitet haptas, për shkak se nuk dëshirohet që kjo gjë të shihet si inkurajim për Gjykatën Kushtetuese që ta shpallë Marrëveshjen e Asociacionit si antikushtetuese.
Megjithatë, zëra të ndryshëm tashmë kanë folur edhe hapur se pjesë të Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duken të jenë në harmoni me idenë e një shteti multietnik, që synon të funksionojë me standarde demokratike evropiane dhe se ajo edhe mund të ndryshohet.koha

Leave a Reply

Your email address will not be published.