Lajmet e fundit

Ujësjellësi i Prishtinës bisedon për bashkëpunim me atë të Tiranës

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a. në përbërje kanë zhvilluar dje një seri takimesh të përbashkëta me Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizim Tiranë dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gjatë këtij takimi siç edhe thuhet përmes një komunikate për media të Ujësjellësit Rajonal Prishtina, palët përveç që shkëmbyen eksperienca specifike për ndërmarrjet e tyre, ato diskutuan edhe për konkretizimin e mundësive dhe modaliteteve të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina sh.a. dhe Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizim Tiranë sh.a.

Leave a Reply

Your email address will not be published.