Hillary Clinton, ka mbrojtur deklaratën e saj ku tha se Shteti Islamik është duke përdorur videot e retorikës anti-myslimanë të Donald Trumpit, në mënyrë që të tërheqë ndjekësit.
Trump i ka kundërshtuar deklaratat e saj, duke shtuar se Hillary Clinton duhet të kërkoj falje publike, por zëdhënsi i Clintonit është shprehur shkurt duke thënë ‘as t’mos i shkojë mendja’.
Gjatë debatit të kandidatëve demokratë, Clinton tha se Trump dukshëm po ‘bëhet rekruestuesi më i mirë i ISIS-it’.
Trump që nga fillimi i fushatës, ka bërë thirrje për ndalimin e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pa ndonjë provë, ai ka deklaruar se gjatë sulmeve të 9/11, myslimanët në Neë Jersye kishin festuar. Së fundmi, ai ka kundërshtuar edhe pranimin e refugjatëve sirianë në SHBA.
Deklaratat e Trumpit kanë zgjuar kritika nga e mbarë bota, ndërsa së fundmi ai është akuzuar edhe nga rivalët e tij si ksenofob.
Ndërkohë, Presidenti Barack Obama për NPR tha se Trump po e ‘shfrytëzon zemërimin dhe frikën e njerëzve për të përhapur idetë e tij të tmerrshme’.