INPO si çdo vit me rradhë, organizoi ndejen e fundvitit, me ç’rast shënoi edhe 11 vjetorin e themelimit të organizatës.
Gjatë kësaj ceremonie, INPO për hërë të nëntë ndau çmimin për “Nxitje Debati”. Ky çmim këtë vit iu nda Rektorit të Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu.
Zejnullahu falenderoi INPO-n për shpërblimin duke thënë se ndihet i privilegjuar që pranoi këtë çmim nga shoqëria civile në Feriza.