Në faqen zyrtare të fotografit gjerman, Thomas Heckner, janë publikuar disa fotografi të pa prezantuara më herët që fotoreporteri Heckner i kishte shkrepur në Kosovë.
Fotografitë, që janë të gjitha bardhë dhe zi, përfshijnë periudhën e viteve 1999-2001 dhe në to paraqitën pamje të luftës, fëmijë e pleq, qytete të Kosovës, e madje në njërën nga to edhe një mbishkrim i veçantë në mur ku lexohet “Blair- Clionton, Love you”.
Ndër vite fotografë nga vende të ndryshme të botës kanë prezantuar fotografitë e tyre të realizuara gjatë asaj periudhe në Kosovë, që janë një dëshmi e luftës dhe asaj ngjau.
Disa nga fotografitë e Heckner mund t’i shikoni më poshtë.