Lajmet e fundit

Bosnjë, arrestohen 11 të dyshuar për terrorizëm

Policia boshnjake ka konfirmuar se ka arrestuar 11 persona që dyshohet se kanë lidhje me ISIS-in.

Bastisjet në një hapësirë të gjerë të Sarajevës ka vënë në shënjestër rreth 15 persona të dyshuar për terrorizëm, raporton Reuters.

“Deri më tani janë arrestuar 11 persona të dyshuar për terrorizëm, financim të aktiviteteve terroriste, si dhe rekrutimin e luftëtarëve për Shtetin Islamik. Ata janë arrestuar në bastisjet e bëra në 13 lokacione”, ka thënë një zëdhënës i policisë së Federatës autonome Boshnjake-Kroate.

“Gjatë bastisjeve, janë dëshmi që vërtetojnë lidhjen e tyre me strukturat ISIL-it”, ka thënë më tutje ai.

Bastisjet u bënë afër kazermave ushtarake, kur një njeri i armatosur kishte vrarë dy ushtarë boshnjak në muajin nëntor, të cilin autoritet e cilësojnë si një sulm terrorist.

Policia ka konfirmuar se më shumë se 150 boshnjak deri më tani kanë luftuar për Shtëtin Islamik në Siri dhe Irak në këto vitet e fundit, prej tyre 50 janë kthyer përsëri në Bosnje, kurse 30 prej tyre janë vrarë në luftime

Leave a Reply

Your email address will not be published.