Lajmet e fundit

Flamur Shala: Shpend Ahmeti po u hedh “hi” syve qytetarëve me dështimet e tij

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala ka thënë se Shpend Ahmeti po mashtron qytetarët e kryeqytetit.

Sipas tij, deklarimi i Ahmetit se, sipas tij, “Këtë vit kemi pasur një buxhet prej 63 milionë euro, ku 27 milionë kanë qenë vetëm për investime kapitale” dhe se “Sivjet i kemi diku 180 projekte aktive” si dhe, gjithnjë sipas tij, se “Kemi rritje substanciale të investimeve kapitale gjë që sjell rritje ekonomike në një shtet, qytet”, është mashtrimi më i madh që po u bëhet qytetarëve të kryeqytetit.

Shala ka thënë se nuk janë 27 milionë, por janë rreth 24 milionë dhe me projektet e bartura nga vti 2014 dhe 2013, ka mbërri në rreth 39-40 milionë për investime kapitale.

“Nga këto Shpendi i ka shpenzuar me plotë parregullsi deri në nëntëmujor vetëm rreth 5 milionë, ndërkaq deri në këto ditë rreth 9 milionë. Ndërkaq, të hyrat vetanake sipas planifikimit janë 27 milionë, prej tyre të realizuara vetëm rreth 13 milionë gjatë nëntë muajve, e deri tani rreth 16 milionë” ka shkruar ai përmes një letre dërguar mediave, transmeton Klan Kosova.

Sipas Shalës, “këto shifra, si në të hyra ashtu edhe në shpenzime, më të ultat në pesëvjetëshin që po lëmë pas me minus 15 milionë euro projekte kapitale, janë alarmante për kryeqytetin, ekonominë dhe financat e saj”.

“Në cilindo vend, në cilindo kryeqytet, një kryetar i tillë me dështime deri në kolaps financiar të qytetit që udhëheq, do të suspendohej brenda 24 orëve. Më e keqja është ajo se pa fije ndërgjegje dhe përgjegjësie, kryetari dhe pjesëmarrësi i të gjitha protestave të dhunshme në kryeqytetin tonë, që e udhëheq vetë, po del në media e po përpiqet t’i qesë “hi syve” qytetarit  të Prishtinës, me dështimet e tij, me dy sytë çelë” përfundon Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published.