Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke promovuar efiçencën e energjisë në sektorin e banimit në Kosovë duke financuar me një kredi shtesë prej 1 milion euro tek Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), një nga institucionet kryesore mikrofinanciare në vend.
Ky financim i ri është siguruar nën Kornizën për Projekte të Energjisësë Qëndrueshme në Kosovë (KoSEP) si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për financim të efiçencës së energjisë në vend.
Sipas një njoftimi të BERZH, disponueshmëria e financimit afatmesëm dhe afatgjatë për sektorin privat që ka të bëjë me efiçencë të energjisë dhe investime të energjisë së qëndrueshme është i kufizuar në tregun e tanishëm në Kosovë.
Përmes KoSEP, kornizë prej 12 milionë eurosh për kreditim të efiçencës së energjisë dhe investimeve të energjisë së qëndrueshme të bizneseve të vogla dhe sektorit të banimit, BERZH-i po e adreson këtë boshllëk tregu. Kjo kornizë gjithashtu përfiton edhe nga donacionet shtesë të cilat sigurohen nga New Norway Cooperation Fund (Fondi i Ri për Bashkëpunim i Norvegjisë) dhe Fondi i Veçantë i Aksionarëve të BERZH-it .
KRK-ja tashmë k a financuar mbi 500 projekte nga KoSEP i BERZH-it. KRK-ja ka selinë në Prishtinë por ofron shërbime në tërë territorin e Kosovës nëpërmjet 18 degëve dhe 105 punëtorëve të saj të përhershëm.