Lajmet e fundit

Përplasen Samsung-Apple

Apple deklaroi se do të lëshojë shërbimin e pagesave nëpërmjet telefonit në Kinë në vitin 2016, duke rivalizuar fort kompanitë kineze Alibaba Group Holding dhe Tencent Holdings.

Apple ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me bankën kineze “UnionPay”, një konsorcium i kontrolluar nga shteti që ka një monopol mbi të gjitha kartat e pagesave në juan që përdoren në Kinë.

Mirëpo, “UnionPay” ka njoftuar se do të bashkëpunojë edhe me Samsung, por për shërbimin e njëjtë sikurse me Apple, atë për shërbimin e pagesave përmes telefonave smart.

Kina është një treg shumë i rëndësishëm i Apple, ndërsa analistët shohin lëvizjet e Samsung si tentativë për të zënë një pozicion më të mirë në tregun kinez..

Disa analistë e shohin marrëveshjen mes Samsung dhe “UnionPay” si një mundësi të kompanisë koreane-jugore për të shitur pajisjet e saj dhe se Samsung Pay nuk do të jetë një kërcënim serioz për platformën e pagesave të Apple.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.