Lajmet e fundit

Pacienti ndërron jetë gjatë transportit me ambulancë, pranga infermierit

Braktisi pacientin, policia arreston infermierin 31 vjeçar

Një pacient ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës së infermierit, i cili tashmë është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për infermierin Klodian Dushkaj, 31 vjeç, i cili nuk qëndroi me pacientin gjatë transportimit të tij me ambulancë nga Lezha për në Tiranë, por qëndroi në kabinë me drejtuesin e mjetit.

Gjatë transportimit me ambulancë të pacientit 78-vjeçar me iniciale G.B, ky i fundit ndërroi jetë për shkak se nuk ishte mbajtur nën mbikëqyrje mjekësore gjatë rrugës për në QSUT.

Infermieri Dushkaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi nuk qëndroi me pacientin për ta mbajtur nën mbikëqyrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.