Lajmet e fundit

Kroaci – Nisin konsultimet për formimin e qeverisë

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ka nisur sot konsultimet për mandatarin e qeverisë me partitë parlamentare, ndërsa të parët, si dhe në tri rrethet paraprake, në Pantovçak kanë arritur përfaqësuesit e minoriteteve, e pastaj edhe ata të koalicioneve.

Siç qe paralajmëruar, as sot te presidentja nuk do të paraqitet askush me shumicën e nevojshme prej 76 deputetëve, pasi që, pas negociatave të djeshme të listës së pavarur Most dhe koalicionit të tubuar rreth Partisë Socialdemokrate të Zoran Millanoviqi, kanë kumtuar se do të kërkojnë vazhdimin e afatit për disa ditë të tjera.

Koalicioni i tubuar rreth HDZ-së se Tomisllav Karamarkos u tërhoq nga negociatat, sepse nuk pranoi qeverinë trepalëshe.

Analistët kroatë konsiderojnë se rrugëdalja nga situata momentale është shpalla e zgjedhjeve të reja, të parakohshme, parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.