Lajmet e fundit

Aktakuzë për posedim të substancave narkotike ndaj një personi në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një kumtese për media, ka njoftuar ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit N.R., i lindur në vitin 1971, në një fshat të Suharekës.

Në aktakuzë thuhet se pas një kontrolli të bërë në shtëpinë e shtetasi N.R., atij i është gjetur në posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substanca apo preparate të cilët janë shpallur me ligj si narkotik.

“Gjatë bastisjes se shtëpisë së shtetasit N.R., brenda në oborr i është gjetur një bidon plastike i mbyllur me kapak, brenda së cilit ishte e fshehur substanca narkotike e llojit  heroinë dhe kokainë të përziera me preparate tjera”, thuhet ndwr tw tjera në aktakuzë.
Sipas aktakuzës, shtetasi N.R., ka kryer veprën penale ‘blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Leave a Reply

Your email address will not be published.