Lajmet e fundit

A do t’i bashkohen Ilir Deda e Shqipe Pantina partisë së Dukagjin Goranit? (Foto)

Ndonëse aktualisht analist politik në RTV21, Dukagjin Gorani ka paralajmëruar se së shpejti do të krijojë një subjekt të ri politik.

Në medie janë përfolur emra të rinj të politikës kosovare si individë të mundshëm të cilët mund të i bashkohen partisë më të re, por se asnjë nuk ka deklaruar publikisht për mundësinë e bashkimit në partinë e paralajmëruar të Dukagjin Goranit.

Indeksonline ka siguruar fotografi  ku janë parë duke pirë kafe Dukagjin Gorani së bashku më dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda dhe Shqipe Pantina.

Ky takim ka ngritur dyshime nëse Dukagjin Gorani u ka bërë ftesë të dy deputetëve të VV-së për të iu bashkuar partisë së tij.

I  kontaktuar deputeti i VV-së Ilir Deda, në lidhje me këtë çështje, ndërkaq Deda ka thënë se ishte i zënë dhe nuk ka mundur të jap përgjigje.

Gjithashtu, Indeksonline ka provuar ta kontaktoj edhe Dukagjin Goranin përmes telefonit, por se ky i fundit nuk është përgjigjur.

 

dukaaafoto (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published.