Trafik kokaine nga Kolumbia në SHBA me nëndetëse. Zbulimi u bë pasi anija gjysmënënujore me tre persona në bord, pësoi defekt në afërsi të ishujve Galapagos.
Për pasojë, u gjetën brenda saj 3 ton kokainë. Marina kolumbiane bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi se mjeti ka qenë për katër ditë me radhë nën vëzhgimin e tyre nga uji dhe ajri përgjatë ujërave të Oqeanit Paqësor, me ndihmën e autoriteteve amerikane. Destinacioni përfundimtar i kësaj sasie lënde narkotike ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan shekulli.
Që në fillim të viteve ’90, autoritetet kanë kapur mbi 100 nëndetëse, të cilat trafikonin kokainë nga vendi ku kultivohej, në Amerikën Qendrore dhe Meksikë, drejt destinacionit, SHBA.