Diego Pablo Simeone nuk ka ndërmend të largohet nga Atletico Madrid.
Trajneri argjentinas, në një interviostë për “El Pais”, deklaroi se do të jetë shumë e vështirë për të t’i thotë lamtumirën klubit madrilen në muajin qershor.
“Nuk shoh asnjë arsye që të lë Atleticon në fund të sezonit. Ky është një klub që i ka mundësitë për t’u përforcuar akoma më shumë. Nuk do të jetë e lehtë për mua të lë këtë ekip”, tha Simeone.