Lajmet e fundit

Sallova: LDK-ja e sotme, nuk i ngjan as “fantazmës” së LDK-së kur u themelua

Me rastin e 26 vjetorit të themleimit të LDK-së, politologu Donik Sallova, ka vlerësuar se partia e Isa Mustafës, nuk ngjan aspak me atë që ishte në kohën e themelimit (në atë të Ibrahim Rugovës). Përkundrazi sipas tij, ajo ka pësuar ndryshime të mëdha, ndonëse siç shprehet ai, nuk ka arritur ndonjë zhvillim.

“LDK-ja e sotme, ose LDK-ja e pas Ibrahim Rugovës është një LDK që ka ndryshuar, por nuk është zhvilluar. LDK-ja e sotme ka pësuar një metamorfozë politike e cila nuk lidhet me asnjë ideal dhe element me LDK-në lëvizje. Pas vdekjes së Rugovës elitat udhëheqëse të LDK-së hoqën dorë nga “koncepti rugovist” për Kosovën shtet demokratik me identitet të mirëfilltë nacional”, ka thënë ai.

Më tutje, Sellova ka shtuar, se sot LDK-ja, nuk e ka qoftë edhe një “identitet” dhe sipas tij, kjo partia e Isa Mustafës, nuk i ngjan as “fantazmës” së asaj LDK-je kur ishte themeluar.

“Në një vit prej se LDK-ja e ka qeverinë (në bashkëqeverisje me PDK-në) nuk ka arritr të prezentojë modelin e saj qeverisës. Pra sot LDK-ja nuk e ka një simbol, identitet ose avazhtazh politik (siç e kishte ne kohën e Rugovës) me të cilin do të pretendonte të shquhej nga partitë e tjera në Kosovë. LDK-ja e sotme, po themi kushtimisht, nuk i ngjanë as “fantazmës” së LDK-së së kohës së themelimit”, ka shtuar Sellova.

Në LDK duhet të jesh 60 vjeç, që ta udhëheqësh partinë!

Sipas politologut, Donik Sellova, Lidhja Demokratike nuk ka mundur që t’i inkuadrojë njerëzit e rinj në këtë parti, përkundrazi, siç mendon ai, njerëzve më të rinj në moshë (qoftë 40 vjeç), nuk iu është dhënë hapësirë.

“LDK-ja nuk ka arritur të kultivojë elitën e re politike dhe qeverisëse për shkak të klaneve dhe klientelizmit politik që është fuqizuar në këtë parti, ndoshta qysh nga koha e Rugovës. Në LDK sot ekziston një hendek i madh i elitave. Partia qeveriset nga një lider mbi 60 vjeç, ndërkaq pasuese i tij nuk duket gjëkundi. Sepse në parti liderëve 40 vjeçarë nuk u është dhënë asnjëherë hapsirë. Pra në LDK duhet të jesh 60 vjeç që ta udhëheqësh partinë”, ka theksuar Sellova për G. Blic.

Si rrjedhojë e kësaj, ai ka vlerësuar se ndryshimet në këtë parti janë të pamundshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës u themelua më 23 dhjetor 1989, ku udhëheqës i kësaj partie u zgjodh Ibrahim Rugova, i cili vazhdoi në këtë post deri sa vdiç, më 2006. LDK-ja të nesërmen mbush 26 vjet, që nga themelimi i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.