Lajmet e fundit

Nitaj : KUFIRI N’NKUFI

Muharrem Nitaj – Antarë i Kryesisë si dhe Drejtor i Marrëdhenieve me publikun nga AAK’ja , përmes një njoftimi të lëshuar në rrjetin e tijë personal , pas deklaratës së DASH’it dhe të Qeverise se Kosovës për Demarkacionin, ka dhënë versionin e tij  , sipas të cilit  kufiri me Malin e zi, nuk është çështje që harrohet lehtë..

Në njoftimin e Nitaj thuhet se Qytetarët e kësaj zone kufitare kanë jetuar këtu e 100 vjet me këtë kufi, dhe çdo ndërrim i tij, siç është berë me marrëveshjen e vitit 2015, shihet lehtë dhe pa kurrfarë ekspertize.

Ky është reagimi i plotë :

 

KUFIRI N’KUFI

Është pêr tu çmuar kontribuati i secilit që angazhohet në zgjidhjen e një çështjeje kaq të ndieshme sic është demarkacioni me Malin e zi. Në këtë kuadër sigurisht edhe angazhimi i DASH-it, por druaj se kjo çështje nuk mund të jetë në domenin e DASH-it.

Ka pasur një mori ekspertësh të kësaj fushe, përsona mbi partiakë, ekspertë nga partitë në pushtet, por edhe qindra qytetarë që i kanë pronat e tyre në zonën kufitare, që kanë ngritur shqetësime të mëdha për se siështë bërë demarkacioni. Ka dokumenta dhe harta të pakundërshtueshme që e dëshmojnë të kundërtën, se Demarkacioni është kryer në dëm të Kosovës. Modeli kadastral i shenjimit të kufirit, ēshtë i paaplikueshëm, pa çka se në rastin e Kosovës edhe inegzistent.

Kufiri me Malin e zi, nuk është cështje që harrohet lehtë. Qytetarët e kësaj zone kufitare kanë jetuar këtu e 100 vjet me këtë kufi, dhe cdo ndërrim i tij, siç është berë me marrëveshjen e vitit 2015, shihet lehtë dhe pa kurrfarë ekspertize.

Është i habitshëm reagimi i qeverisë pas kësaj deklarate, e cila dëshmon se kurrë e asnjëherë nuk ka menduar me kokën e vet. Më e gatshme po del qeveria e Malit të zi për ta korrigjuar kufirin, se sa Isa Mustafa e Hashim Thaci.

Edhe më i habitur jam me përfundimet e disa analistëve që asnjëherë s’kan krijuar qëndrim nga bindjet që kanë, por nga pazaret që bëjnë!

Demarkacioni nuk mund të bëhët “shkel e shko”, dhe s’mund të jetë kurrfarë kushti i plotësuar për viza, nëse vendoset keq dhe lë konflikt të hapur!

Leave a Reply

Your email address will not be published.