Lajmet e fundit

Mot befasues gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë deri të premten do të kemi mot me diell gjatë ditës, kurse në disa vende do të ketë mjegull që do të zvogëloj dukshmërinë.

“Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin Ballkanik do të jenë të qëndrueshme. Si pasojë e orëve me diell gjatë ditës do të ketë kushte që në shumë vende të ketë mjegull gjë që do ta zvogëloj dukshëm dukshmërinë horizontale. Mëngjeset do të jenë me ngrica të lehta, kurse gjatë ditës do të ngritën temperaturat, mirëpo në vende ku mjegulla do të jetë e qëndrueshme temperaturat nuk do të rriten dukshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 gradë deri -3 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , dominues do të mbetet drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3 m/s.

Ndërsa, të premten do të ketë zhvillime të vranësirave por që presioni atmosferik do të mbetet mbi vlerat e normales dhe nuk parashihet të ketë kushte për reshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.