Regjisorit i njohur të Hollywood-it i është dhënë një yll në bulevardin e njohur.
Regjisori Quentin Tarantino është përjetësuar në bulevardin e yjeve të famshëm në Hollywood.
Ai është shoqëurar në ceremoni nga ekipi i filmit të tij më të fundit ‘The Hateful Eight’, duke përfshirë edhe Samuel L. Jackson, transmeton lajmi.net.
Çmimi i është preznatuar para teatrit të famshëm ‘Chinese Theater’, ndërsa Tarantino ka thënë se ishte vetëm 7 vjeçare kur ka ardhur për herë të parë në këtë kinema për ta parë filmin ‘Butch Casidy and the Sundance Kid’.