Ky vit në Kuvendin e Kosovës është pritur të këtë më shumë dinamikë, por ka ndodhur krejt e kundërta ka thënë Albert Krasniqi nga Instituti Kosovar për Demokraci, si mysafir në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ky vit është prit që të jetë një vit shumë dinamik i Kuvendit, u prit që të jetë një vit dinamik nga Qeveria ku do të dërgonte shumë ligje të rëndësishme në Kuvend, gjashtë muajt e humbur me bllokadën dhe pastaj tre muaj nuk është dërguar e as draftuar asnjë ligj, pastaj ka vazhduar miratimi i ligjit për Gjykatën Speciale dhe deri tek pjesa e fundit e bllokadës”.
“Kemi parë shumë gjëra në këtë vit që nga gazi lotsjellës, shkelja e procedurave e të tjera”, ka thënë Krasniqi.