Ministri për Punë e Mirëqenie Sociale Arban Abrashi përmes Facebookut ka njoftuar se UNDP për rajonin e Mitrovicës ka ndarë 160 mijë euro grante për vetëpunësim, transmeton Koha.net.
Abrashi ka shkruar në Facebook:
Sot me UNDP-në, nënshkruam zgjerimin Programit të Vetëpunësimit edhe për rajonin e Mitrovicës, ku në dispozicion janë 160.000 euro si grante dhe këshillim për themelimin e bizneseve të reja nga punëkërkuesit e papunë, të cilët do t‘i shfrytëzojnë këto mjete për të filluar biznese të reja, si dhe të punësojnë të tjerë.
Objektivi kryesor i Programit është që punëkërkuesve të papunë t’u ofrojë mundësi të fillojnë aktivitet biznesi.
Pranimi i aplikimeve në zyrat përkatëse për punësim në rajonin e Mitrovicës për fazën e dytë të Programit do të filloj në muajin shkurt të vitit 2016.