Kryeministri i Kosovës që njëherësh është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se disa prej objektivave themelore të LDK-së janë arritur prej se ka marrë mandatin si shef i Qeverisë.
Mustafa në një intervistë për kp tha se është sukses kur një parti politike arrin që të merr përgjegjësinë për të qeverisë me vendin.
Kryeministri i vendit tha se vendimi për të hyrë në koalicion me PDK-në dhe për ta marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me vendin.
Hyrjen në koalicion sipas Mustafës e kanë përkrahur shumica në LDK edhe pse ai pranon se ka pasur zëra se nuk do të ishte mirë që të marrin Qeverinë.
Por siç tha ai shumica e kanë përkrahë, shumica e Këshillit të Përgjithshëm e ka përkrahë, shumica e kuvendit të LDK-së, shumica e anëtarësisë së partisë.
“Dhe unë mendoj se ky është një sukses i yni. Por suksesi më i madh do të jetë që ne, këtë mandat me krye duke përmbushë premtimet tona ndaj anëtarësisë së LDK-së, ndaj qytetarëve, sepse këtu më nuk jemi qeverisje partiake, por jemi qeverisje e vendit dhe duhet të punojmë në interes të vendit”, tha Mustafa.
Lidhja Demokratike e Kosovës nesër feston 26 vjetorin e themelimit të saj që në atë kohë e udhëhiqte tashmë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.