Një modele seksi ju mund ta shihni kudo në internet, por një modele me sy në dy ngjyra të ndryshme nuk e shihni shpesh. I tillë është rasti i 20-vjeçares Sarah Mcdaniel, e cila ka tërhequr vëmendjen e njerëzve pasi ka një sy në ngjyrë jeshile dhe një tjetër ngjyrë blu.
Shkaku i kësaj njihet nga mjekësia si heterokromia dhe prek afërsisht 6 në çdo 1000 njerëz. Kur Sarah publikon fotot e saj në rrjetet sociale, për njerëzit duket e pabesueshme. Ajo ka pozuar së fundmi për revistën “Arsenik”, dhe duket e bukur dhe mjaft seksi, pavarësisht “defektit”.