Viti i Ri është i ndaluar të festohet në Brunei. Vendimi është marrë nga sulltani Hasanal Bolkian. Kështu, është ndaluar të priten bredhat, të bëhen zbukurimet ose ndriçimet speciale, si dhe “të përdoren simbolet fetare apo pagane”. Vendimi, sipas tij, ka për qëllim ruajtjen e besimit përbrenda komunitetit mysliman.
Që prej vitit 2014, në Brunei është në fuqi Sheriati si ligj themeltar të shtetit.
Vendimi i rreptë që ndalon çdo lloj festimi, parashikon si masë ndëshkimore të paktën pesë vjet burg për ata që do dalin kundër tij.
Ligji nuk lejon hapësirë as për 15 për qind të popullatës që nuk është myslimane. Nëse jomyslimanët duan të festojnë, atë duhet ta bëjnë brenda komunitetit të tyre, në rrethe të ngushta dhe jo pa marrë më parë një autorizim nga autoritetet.
Zbatimi i Sheriatit nënkupton edhe ndalimin e përdorimit të çfarëdo lloj praktike fetare që nuk është myslimane.