Si çdo fundvit edhe kësaj here kryeministri Mustafa nuk mbajti fjalime politike, duke e vënë në theks të veçantë punën e atyre që shpeshherë është pajtuar apo jo edhe vet ai. Megjithatë Mustafa tha se ka lexuar dhe analizuar të gjitha artikujt që janë publikuar në media.
Mustafa: I kam dëgjuar dhe lexuar me shumë kujdes
“Ne po përfundojmë një vit qeverisje dhe një vit të rëndësishëm të bashkëpunimit me ju. Kemi pas një përcjelle shumë të rëndësishme me të gjitha mediat tona. Kemi pas opinione, analiza me të cilat ose kemi mundur të pajtohemi ose të mos pajtohemi, por, ajo çka është e vërteta që me shumë kujdes i kemi dëgjuar dhe i kemi lexuar dhe me kujdes pastaj edhe i kemi trajtuar në sjelljen tonë qeverisëse sepse është më rëndësi shumë të madhe që mediat ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur” , tha Mustafa.
Ai ka përshëndetur të gjithë dhe ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë një viti, duke ftuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje vetëm në të mirë të vendit.
Mustafa: Të bashkëpunojmë për të mirën e vendit
“Apeloj që të kemi prapë bashkëpunim në vitet në vijim në mënyrë që të punojmë bashkërisht për të mirën e vendit, të bashkëpunojmë dhe t’i realizojmë objektivat. Nuk munden me qenë objektivat e ndarë të qeverisë, janë objektiva të kësaj shoqërie, të mediave, të shoqërisë civile, të qytetarëve dhe si të tilla ne i pranojmë dhe përqafojmë”, tha Mustafa.
Mustafa me një urim për shëndet të mirë dhe mirëqenie ka uruar gazetarët dhe ka përmbyllur fjalimin e tij duke vazhduar më tutje të takoj secilin veç e veç./KosovaPress/