Një grua në grahmat e pasionit seksual i ka shpëtuar lehtë arrestimit, pasi fqinja e saj kishte raportuar në polici se kishte dëgjuar atë që gjatë aktit seksual të bërtiste ‘ISIS është i mirë, ISIS është i madh’.
E shqetësuar për ndonjë komplot terrorist, 82-vjeçara e kishte paraqitur fqinjën e saj në polici, dhe e ka raportuar atë për britmën e pazakontë, shkruan Mirror. Por, në vend se të shkonin në vend të ngjarjes, policia në SHBA e kishte sugjeruar gruan që të bënte kujdes nëse dëgjonte ndonjë gjë të tillë përtej mureve të shtëpisë.
Ndërkaq, shefi i policisë rajonale nuk ka mundur të rezistojë pa shkruar në Twitter për ngjarjen, ndërsa e ka sugjeruar se fqinjët disa përvoja duhet t’i mbajnë për vete.