“Gallup International” ka kryer kërkime të gjera për popullaritetin e liderëve botërorë.Hulumtimi është kryer në 65 vende, dhe i përfshinë 63,000 njerëz, me përgjigjet e dhëna nga telefoni, internet, dhe në shtëpi.
Kryetari i SHBA-ve Barack Obama, ndonëse shumë i kritikuar në vendin e tij, është lideri më i popullarizuar në botë. Ai përcillet nga kancelaria gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, kryetari i Francës Fransoa Hollande dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi. Në fund të listët janë gjetur Vladimir Putin, ai kines Si Çinping dhe liderët e Arabisë Saudite e Iranit, Salman al Saud dhe Hasan Rohani.
Obama është më i preferuari në Kosovë, ku e mbështesin 83 për qind të anketuarve, transmeton KOSOVA NEWS. Ndjekur nga Vietnami, Portugalia, Suedia dhe Kolumbia. Presidenti amerikan më pak e duan, siç pritej, rusët, dhe palestinezët, pakistanezët, izraelitët dhe serbët. Në fund të listës përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara, ku çdo i dhjeti banorë mbështet Presidenti që po largohet, i cili me sa duket ka humbur besimin e amerikanëve.
Kancelarja Angela Merkel, do të pritej me duar të hapur nga kosovarët, pasi që ashtu sikur edhe Obama, atë e preferojnë 80 për qind të tyre. Natyrisht, Merkelin nuk e duan grekët dhe palestinezët, rusët, çekët dhe spanjollët
Nga ana tjetër, Vladimir Putin, “tifozët” i ka në Armeni, Vietnam, Mongoli, Serbi dhe Rusis. Është interesante se presidenti rus mbështet nga një numër identik i të anketuarve në Serbi dhe Rusi – 73 për qind. Nga ana tjetër, në pjesën e poshtme të tabelës është Finlanda, ku 83 për qind e të anketuarve nuk mund ta durojnë Vladimir Putinin. Ndjekur nga suedezët, portugalezët, holandezët dhe shqiptarët nga Kosova.