Supermodelja australiane Miranda Kerr ka pozuar komplet e zhveshur për revisten “Harper`s Bazaar Australia”. Kerr dukej aq shumë seksi në kopertinë saqë revista është detyruar ta tërheqe nga shitja numrin e saj më të ri. Kjo për shkak se janë ankuar klientët e rrjetit të supermarketeve “Coles”. “Kemi marrë ankesa të shumta nga klientët të cilët vijnë për të blerë me fëmijët e tyre dhe kemi vëndosur që duke nisur nga kjo javë të ndërpresim shitjen e revistës”, thuhet në qëndrimin zyrtar të supermarketit.