Lajmet e fundit

Jusuf Buxhovi: Këto janë të pathënat e deritashme për themelimin e LDK- së (Video)

– Qysh dhe ku u vendos per themelimin e LDK’s?

– Sa i parapriu ketij themelimi ballafaqimi i intelektualeve serbe dhe kosovare ne 88’ten ne Beograd?

– Cili ishte roli i SHBA’ve per themelimin e LDK’s?

– Nga kush kerkoi Rugova garance per me marre timonin e udheheqjes se LDK’s?

– E verteta rreth takimit te Qosjes me grupin nismetar?

– LDK dhe strukturat e armatosuna?

Per te gjitha keto, ekskluzivisht ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum me Fidan Jupollin, pergjegjet i ftuemi sontem Jusuf Buxhovi.

Historiani dhe bashkethemeluesi i LDK’s, Jusuf Buxhovi, ishte i ftuem ne vigjilie te 26 vjetorit te themelimit te LDK’s, qe e vleresoi si nji arritje per tane shqiptarine.

“LDK nuk ka ardhe prej qiellit, por e ka nji parahistori te veten”, tha Buxhovi.

“Ne vitin 1988 u aporvue ligji per parti politike ne ish-Jugosllavi”, sqaroi Buxhovi, tue diskutue per themelimin e LDK’s.

Gjate bisedes rreth fillimeve te para te LDK’s dhe rreth takimeve me ambasadore e perfaqesues nga ish-Jugosllavia ku, simbas Buxhovit, shqiptaret moren kërcënim per lufte, ai e theksoi nji fjalim të Presidentit Ibrahim Rugova ne Qershor te vitit 1989.

Simbas Buxhovit, LDK kishte perkrahje jo veç nga ambasadori amerikan ne ate kohe, por edhe nga ai gjerman dhe elita europiane.

Tue fole per perbamjen e asaj kohe te LDK’s, Buxhovi tha “nuk iu kemi drejtue gjithkujt per me u ba pjese e LDK’s”, por, simbas tij, nuk ka pase kritere per anetaresim ne LDK.

“Rugova e ka dashte perkrahjen amerikane, garancine amerikane per me marre timonin e udheheqjes. Ambasada amerikane ka kerkue qe te jete dikush si kryekandidat per kryetar, e qysh tha ai, propozimi ishte Qosja.

“Une kam shkue personalisht me bisedue me Qosjen, edhe pse ishim te gjithe te informuem per kete kerkese. Milazim Krasniqi ishte ai qe me propozoi mu per sekretar, dhe nga aty u formue Kuvendi i LDK’s me gjithsej 119 anetare. Ka pase çashtje qe nuk jane diskutue me te gjithe, kane mbete konfidenciale, dhe per mu ka ba mire qe i ka mbajte te fshehta se nuk bahet pazare me ate çka thone ambasadoret”, kallxon Buxhovi.

“LDK e ka nise luften per shtetin”, u pergjegj Buxhovi ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a e ka nise LDK’ja luften ne Kosove.

Buxhovi tregoi se ne ceremonine e neserme per festimin e themelimit te LDK’s, ai nuk u ftue.

“Edhe te tjeret besoj se nuk jane ftue. Nga vdekja e Rugoves, nuk kane dale njerez qe kane mujt me i vazhdue idealet e LDK’s, por kane dale njerez me interesa personale”, vleresoi.

Simbas tij, Kosova ka dale prej binareve te nji shteti intelektual, te nji shteti perendimor.

“Sot, skena politike te na asht e dobet dhe i ka rendue te gjitha segmentet e nji shteti funksional, me liri e demokraci”.

E tue vazhdue me kete teme, Buxhovi tha se kane ardhe njerez te paarsimuem qe thirren ne UÇK qe “e kane perfshi pushtetin”.

“Shteti i Kosoves po rrenohet ne menyre monstruoze”, vleresoi Buxhovi.

“Kjo LDK, keshtu qysh po sillet, nuk ka shpetim. Kjo LDK asht e uzurpueme. Keta njerez jeten e japin e nuk e leshojne poziten. Kosova po shkaterrohet nga mbrenda, nga klasa politike. Te gjithe ata qe dojne me i thane stop zullumqareve, duhet me u bashkue”, bani thirrje Buxhovi.

Buxhovi shpreson se ka me dale nji iniciative politike qe ka me rregullue situaten ne vend, por nuk e tha cila.

https://www.youtube.com/watch?v=9MHZZSc5pr4

Leave a Reply

Your email address will not be published.