Lajmet e fundit

Angli: Pesë shqiptarë shpallen fajtorë për rrëmbim personi

Pesë shtetas shqiptarë, pjesë e një bande që rrëmbeu një 19-vjeçar në mes të ditës në një rrugë në Brighton, Angli, janë shpallur fajtorë nga gjykata.

Sipas BBC, viktima Ardi Murataj, i cili ishte i njohur edhe me emrin Tony Kurt, u gjet pas alarmit të policisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Vetë Murataj u vetëdeklarua fajtor për posedim të kokainës me qëllim trafikun dhe furnizimin e rrjetit.

Një shqiptar tjetër, Gazmend Mula, 29 vjeç, u deklarua fajtor për bashkëpunimin në planin për rrëmbimin e të riut, nga ana e Gjykatës në Lewes Crown.

Në prill policia u vu në kërkim pas disa pamjeve që tregonin rrëmbimin e të riut. Makina që u përdor për rrëmbimin e tij u gjet katër ditë më vonë nga pengmarrja, në Benett Avenue, Hove.

Leave a Reply

Your email address will not be published.